Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në SHBA, Anthony Fauci ka thënë se frika rreth koronavirusit mund të përfundojë brenda vitit të ardhshëm nëse zhvillimet e vaksinave vazhdojnë të ecin mirë.
Fauci tha se përpjekjet për ta zhvilluar një vaksinë janë në një nivel të mirë.
“Asnjë vaksinë nuk do të jetë 100 përqind mbrojtëse”, tha ai në një lidhje direkte të realizuar nga Universiteti Georgtown.
Dr. Fauci shpreson se nëse gjërat funksionojnë ashtu siç duhet, deri në fund të vitit do të ketë rezultate pozitive.
“Nëse gjërat funksionojnë ashtu siç shpresojmë ata, unë mendoj se deri në fund të këtij viti dhe fillimin e vitit kalendarik 2021, ne do të kemi informata të mjaftueshme për të ditur nëse kandidatët me të cilët po merremi janë të sigurt dhe efektivë”, ka thënë ndër tjerash Dr. Fauci. /Gazeta Sinjali/