Eksperti amerikan për sëmundje infektive, Anthony Fauci, u shpreh i shqetësuar me rritjen e rasteve të reja me koronavirus.
Fauci gjatë një takimi të organizuara nga Dhoma amerikane e Tregtisë tha se situata është e vështirë.
Ai paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti mund të përballen me 100 mijë infeksione në ditë nëse nuk përqafojnë me agresivitet masat e distancimit social, vendosjen e maskave dhe masat e tjera mbrojtëse.
Të enjten SHBA raportoi një numër rekord ditor të të infektuarve me COVID-19, më shumë se 70,000 raste të reja. /Gazeta Sinjali/