image Fatos Lubonja: Unë nuk kam thënë që Amerikës duhet treguar dhëmbët

Kosovë

Deklaratë/ Fatos Lubonja: Unë nuk kam thënë që Amerikës duhet treguar dhëmbët

news image

Shkrimtari dhe analisti Fatos Lubonja ka thënë se është e pavërtetë që ka thënë se duhet t’i tregohen dhëmbët Amerikës sikur Turqia.

“Kjo nuk ekziston në shkrimin tim që unë kam thënë se duhet treguar dhëmbët Amerikës sikur Turqia, me dy fjalë unë po i referohem shkrimit tim, ideja që kam thënë unë është kjo, SHBA edhe në rastin e Kosovës dhe jo vetëm, gjithmonë kanë parë interesat e tyre së pari edhe kur këto interesa janë përputhur ose nuk janë përputhur pastaj me një shtet tjetër, në rastin konkret bombardimet e NATO-s”, është shprehur Lubonja në Debat Plus, përmes linjes telefonike.

Lubonja ka theksuar se ai i është referuar burimeve shumë serioze nga administrate amerikane që ato e citojnë shkrimtarin e famshëm Naom Chomsky.

“Iu them unë sipas burimeve që e citon Naom Chomskyn, që thonë se kryesisht kanë qenë interesat amerikane që lidhen me mos-rreshtimin e Serbisë në kampin tjetër”, ka thënë Lubonja.

Kujtojmë që ditë më parë Lubonja kishte reaguar me një shkrim ku thoshte se SHBA-të gjithmonë veprojnë në bazë të interesave të tyre./ Gazeta Sinjali/