Largimi i deputetes, Doarsa Kica, nga Partia Guxo ngjalli jo pak reagime në radhët e partisë së pushtetit. Deputetja Kica është gjykuar për vendimin e saj, duke ia përmendur edhe faktin se ajo ishte një e ‘panjohur’.
Faton Peci, kryetari i sapozgjedhur i Partisë Guxo ka thënë se deputetja Doarsa Kica ishte aq emër i panjohur, sa edhe opinioni publik ia ngatërronte emrin.
Lidhur me ngatërrimin e emrave, ministri Peci ndoshta është personi i fundit që i takon të deklarohet sepse në të kaluarën ai ka qenë vet subjekt i ngatërrimit përsa i përket mbiemrit të tij.
Politologu Shkodran Ramadani përmes rrjetit Facebook ka shpërndarë një video të para disa viteve, kur Faton Peci ishte vënë para një situate të sikletshme në një emision në transmetuesin publik. Moderatorja e kishte prezantuar Pecin, duke iu referuar si ‘Luci’.