image Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari i arrestuar për shitblerje të drogës në Vushtrri

Siguri

Ekskluzive: Ky është 22-vjeçari i arrestuar për shitblerje të drogës në Vushtrri

news image

Policia e Kosovës njoftoi se ka zhvilluar aksion kundër narkotikëve në Vushtrri, ku një 22-vjeçar është arrestuar dhe i është sekuestruar një sasi e substancave narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se i dyshuari është Gentrit Hajdari, i cili u ndalua nga Policia në rrugën “Pandeli Sotiri”, në Vushtrri.

Gjatë kontrollimit për gjësende të kundërligjshme, zyrtarët policorë i gjetën Hajdarit 50 qese me substanca narkotike në një vend dhe 25 paketime të tjera në çantën e tij të krahut.

Qeset me narkotikë që u gjetën u sekuestruan nga Policia si dëshmi për rastin, ndërsa Sinjali mëson se përveç drogës, nga 22-vjeçari u sekuestrua edhe një telefon, para të gatshme dhe një sprej në të cilin shkruante “Nato”.

Pas përfundimit të kontrollit, i riu është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë si i dyshuar për shitblerje të drogës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/