image Pas kthimit kah feja, Fero bën ndryshim drastik - ia lë vetës emrin "Khattab"

Bota e Yjeve

Pas kthimit kah feja, Fero bën ndryshim drastik – ia lë vetës emrin “Khattab”

news image

Tashmë ish-reperi, Feronit Shabani, i cili në botën e muzikës u bë i njohur me emrin “Fero” kohëve të fundit ka bërë ndryshime drastike sa i përket stilit të të jetuarit.

Ai pasi vendosi që të largohet përfundimisht nga muzika, mori kthesën e madhe duke u bërë besimtar praktikues i fesë myslimane.

Që nga ky vendim, ai vazhdimisht ka publikuar pamje ku shihej nën shoqërimin e hoxhallarëve të ndryshëm duke praktikuar ritet fetare.

Teksa, së fundmi, ai në llogarinë e tij në “Instagram” ka njoftuar se ka ndryshuar edhe emrin duke e vendosur “Khattab”, anipse në këtë llogari e mbanë ende emrin e tij artistik.

/GazetaSinjali/