image Fatkeqësi edhe në Brazil, më shumë se 50 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

Botë

Botë/ Fatkeqësi edhe në Brazil, më shumë se 50 persona të vdekur nga rrëshqitjet e dheut

news image

Më shumë se 50 persona kanë mbetur të vdekur dhe 18 të tjerë janë të humbur nga shirat e dendur në jug-lindje të Brazilit, raporton Gazeta Sinjali.

Stuhitë kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke zhytur lagje të tëra, duke detyruar më shumë se 30,000 njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Të evakuuarit janë duke u strehuar në strehimore të destinuara, në kisha, shkolla dhe në stacione të zjarrfikësve. Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihma për rroba, mbulesa dhe dyshekë për viktimat.

Në Minas Gerais, 15,000 njerëz janë evakuuar dhe në Espírito Santo gati 10,000 të tjerë, kjo sipas ekipeve te shpëtimit.

Në Rio, të paktën 6,000 njerëz u evakuuan, sipas mediave lokale të lajmeve.

Autoritetet lokale paralajmëruan që në zonën metropolitane Belo Horizonte do të ketë shi në tre ditët e ardhshme./Gazeta Sinjali/