Këngëtarja më e re në skenën muzikore shqiptare, Mbresa, e ka publikuar remixin e këngës së vjetër “Këngë moj”.
Ky remix është krijuar në bashkëpunim me Fatjon Miftarin, shkruan Gazeta Sinjali.
Të dy artistët kanë zgjedhur që këtë version ta publikojnë me video të animuar në kanalin YouTube.
Kujtojmë se “Jo mo” është projekti i fundit muzikor i Mbresës. Kënga është publikuar në tetor të 2019 dhe deri më tani ka marrë komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/