Pas Laura Fazliut e Erza Muminoviq, edhe Fationa Kasapi e ka nisur me fitore aventurën në European Open të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Kasapi, që po garon në kategorinë -57 kg, rrethin e parë e kaloi pa luftë, kurse në atë të dytë u përball me austriaken, Julia Sommer.
Ajo u tregua më dominuese gjatë gjithë luftës dhe arriti ta përplas përtoke Sommerin, duke fituar me ippon, për të kaluar në rrethin e tretë, ku tani kërkon çerekfinalen.
Xhudistja shqiptare tani do të përballet me polaken, Arleta Podolak./Gazeta Sinjali Sporti/