image Fatih Terim dërgohet në spital, mund t'i mungojë Galatasarayt ndaj Lazios

Futboll

Fatih Terim dërgohet në spital, mund t’i mungojë Galatasarayt ndaj Lazios

news image

Trajneri i Galatasarayt, Fatih Terim, mund të mungojë për përballjen me Lazion në Europa League, pasi u dërgua në spital për një problem me stomakun.

Terimi është në dyshim edhe për të ndjekur ndeshjen,  pasi një deklaratë nga Galatasaray konfirmon se ai u dërgua në spital dje pasdite për shkak të një problemi gastrointestinal që vuante tre ditët e fundit.

Trajneri bëri disa teste në Stamboll. Terim kishte qenë tashmë në spital vitin e kaluar kur u kontraktua me COVID-19.

68-vjeçari është një legjendë e Galatasaray-t, por ka punuar edhe në Itali si trajner i Fiorentinës në 2000-01 dhe Milanit për një kohë të shkurtër në 2001. /Gazeta Sinjali Sporti/