image FAST Kosova arreston të huajin ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

Siguri

FAST Kosova arreston të huajin ndaj të cilit kishte urdhërarrest ndërkombëtar

news image

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia FAST Kosova, kanë arrestuar një shtetas të huaj, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak të veprës penale të mashtrimit.

Gjatë këtij operacioni, Policia njofton se në vendin ku është arrestuar i kërkuari i lartcekur, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar, të cilët posedonin lëndë narkotike./Gazeta Sinjali/