image Faqja e njohur e boksit pas meçit të Krasniqit: Herën tjetër mos ftoni boksierë të huaj nëse nuk i trajtoni me drejtësi

Sporte Luftarake

Faqja e njohur e boksit pas meçit të Krasniqit: Herën tjetër mos ftoni boksierë të huaj nëse nuk i trajtoni me drejtësi

news image

Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi fitoi dje ndaj Nadjib Mohammedit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Krasniqi mori fitoren, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin në raundin e parafundit, si pasojë e shumë shkeljeve të rregullave nga kundërshtari algjerian.

Deri në momentin e përfundimit, Nadjib Mohammedi ishte mjaft mirë, por në fund fitorja i takoi boksierit shqiptar.

Ky meç ka sjellë shumë reagime në vendin tonë dhe jo vetëm.

Faqja e njohur e boksit në ‘Twitter’, Permante ka kritikuar vendimin e gjyqtarit dhe meçet në përgjithësi.

“Nadjib Mohammedi (45-10) kontrollon kryesisht meçin e peshave të lehta kundër Robin Krasniqit (53-7  në Prishtinë, Kosovë. Herën tjetër, thjesht mos ftoni luftëtarë të huaj nëse nuk keni ndërmend t’i trajtoni me drejtësi”, shkruhet në këtë faqe të boksit.

/GazetaSinjaliSporti/