image "Ja qite faqen e zezë Kosovës", kosovarët 'shpërthejnë' në ofendime ndaj Haxhi Krasniqit

Futboll

“Ja qite faqen e zezë Kosovës”, kosovarët ‘shpërthejnë’ në ofendime ndaj Haxhi Krasniqit

news image

Në ndeshjen e natës së djeshme Haxhi Krasniqi shënoi fitore pas nëntë rundeve ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi këtë të fundit për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.

Deri në momentin kur bokseri algjerian u diskualifikua, Krasniqi nuk po arrinte asesi të depërtonte që t’i arrinte pikët e fitorës.

Pas përfundimit të duelit, ku Krasniqi u shpall fitues, ai tha se emocionet e mëdha e mposhtën duke shtuar dhe se “Sot nuk ishte nata ime, shiu më demoralizoi pak”.

Ai reagoi edhe në llogarinë e tij në Instagram, ku shpehu edhe një herë falënderimet e tij.

“Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.I juaji, Robin Krasniqi”, tha Krasniqi.

Por, pjesa më e madhe e qyetarëve të vendit që e përcollën meçin nuk u pajtuan aspak me këtë fitore të cilën po e shohin të pamerituar, e edhe si njollë në karrierën e njërit prej bokserëve më të suksesshëm shqiptar.

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/posts/pfbid0kuYL3ZoDxLMtKZzGax1ZdXZRhcWbjL9xpTNF6Uv65UhyHQ2anFBTJ8Sf54eEK7LQl?cft[0]=AZWG75DegcOVx6VUiS6sw7OvnaN2AKEpx0tPgPO-wMIMbmzev47Z3PzkhxCDrNNcq5shR7HyrsmepgaR9WDI1Zr022f0xbBhgic6Hvm9a_Bw3tF-fljvujOM4jHDMMTQhbep-KzT5OhSBH9Ip_g5XaSl247qLxr0YfpE8oDRcOuLLTmQV8Rs6X8LMR1Q472RJOs&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjaliSporti/