image Haxhi Krasniqi fitoren ia dedikon shqiptarëve: Gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi

Sporte Luftarake

Haxhi Krasniqi fitoren ia dedikon shqiptarëve: Gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi

news image

Boksieri Haxhi Krasniqi, është rikthyer me një fitore të madhe pas një mungese prej një vit e gjysmë.

Ai arriti ta mposhtë numrin një në Belgjikë Timur Nikarkhoev, duke e detyruar që ta dorëzojë luftën.

Krasniqi, ka treguar maturi dhe formë të lartë gjatë meçit. Pas fitores, boksieri 35 vjeçar tha se fitoren ia dedikon shqiptarëve.

“Përshëndetje shqiptarët e mi, gjithmonë me shpirt edhe zemër kuq e zi, më keni mbështet gjithmonë, jeni forca dhe energjia jem. Ia dedikoj vendit tim. Kam pa disa mysafirë, si Baci Rifat nga familja legjendare. Faleminderit për mbështetje”, tha Krasniqi.

/GazetaSinjaliSport/