Nora Gjakova ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo në çerekfinale mundi me IPPON, xhudisten sllovake, Kaja Kajzer, duke qenë më e mirë gjatë gjithë duelit.
Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me IPPON, për t’u kualifikuar kështu në gjysmëfinale.
Ajo në raundin e dytë pati punë me xhudisten nga Holanda, Sanne Verhagen, kurse raundin e parë e kaloi pa luftë.
Kujtojmë se në të njëjtën kohë, vëllau i saj, Akili po garon gjithashtu në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ai para pak momenteve u kualifikua në fazën çerekfinale duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme deri tash./Gazeta Sinjali Sporti/