image Fantastike, mundësi kosovar siguron biletën për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

Sporte Luftarake

Mundje/ Fantastike, mundësi kosovar siguron biletën për Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’

news image

Mundësi kosovar, Egzon Shala ka siguruar normën për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasnai ka pranuar sot normën për Egzon Shalën nga Federata Botërore e Mundjes, transmeton Gazeta Sinjali.

Mundësi kosovar kishte dal i shtati në Kampionatin Botëror të mundjes që ishte mbajtur në Kazakistan.

Gjashtë parët ishin kualifikuar, por për shkak që njëri nga të kualifikuarit kishte shkelur rregullat e antidopingut, ishte skualifikuar nga gara.

Shala ka kaluar testet e antidopingut edhe zyrtarisht do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike.

 “I nderuari President. Pas një shkelje të rregullave të antidopingut gjatë Kampionatit të fundit botëror të garuesit Nur Sultan të Kazakistanit, kam kënaqësinë të ju informoj se garuesi juaj, Egzon Shala (kategoria -125 kilogramë), ka fituar një vend kualifikues për Komitetin Olimpik të Kosovës”, thuhet në e-mailin e Michel Dusson, sekretar i përgjithshëm i Federatës Botërore të Mundjes.

Për sportin kosovar, kjo është norma e parë për Lojërat Olimpike që do të mbahen këtë vit.

Përveç Shalës, edhe pesë xhudistët kosovare do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike pasi janë brenda normës olimpike të kërkuar.

Prej 24 korrikut deri me 9 gusht, do të zhvillohen Lojërat Olimpike në qytetin e Tokios./Gazeta Sinjali/