Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ka triumfuar në duelin ndaj turkes Gulkader Senturk, i vlefshëm për Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Ajo mundi me ippon turken, Gulkader Senturk, pas një lufte që zgjati mbi 10 minuta.
Erza është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë -48 kg.