Një fans i flaktë i rep-artistes së njohur shqiptare Arta Memedi, ka bërë tatuazh portretin e saj.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila nuk ka hezituar të publikojë një video të tatuazhit, transmeton Gazeta Sinjali.
“Dashuria është e vërtetë“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram.
Ndryshe, “Shote Galica” është projekti i fundit muzikor i Artës. Kënga është publikuar në muajin shtator dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/