image Fansi i "çmendur" bën tatuazh portretin e Era Istrefit

Bota e Yjeve

Showbiz/ Fansi i “çmendur” bën tatuazh portretin e Era Istrefit

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Era Istrefi është njëra ndër artistet më të dashura në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Së fundmi përmes rrjetit social Instagram, Era ka bërë të ditur se një fans e ka gdhendur në trup portretin e saj, transmeton Gazeta Sinjali.

“Dashuria është e vërtetë. Dashuria e fansave”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze sipër imazhit të publikuar në InstaStory.

Teksa kujtojmë se artistja ka paralajmëruar se së shpejti do të lansojë projektin e ri muzikor, duke mos dhënë shumë detaje rreth tij.

“Let’s Get Married’ në bashkëpunim me Offset dhe Yellow Claw është projekti i fundit muzikor i artistes shqiptare./Gazeta Sinjali/