Reperi Don Xhon, është ndër emrat më të suksesshëm në tregun muzikor, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai së fundi publikoi projektin e ri me titull “Unë foli i fundit“, i cili u pëlqye mjaftë shumë nga publiku dhe tani numëron 4 milionë klikime në YouTube.
Me anë të një postimi në Instagram, Don Xhoni tregoi se çfarë bëri një nga fansat e tij, duke krijuar portretin e tij nga prerja e flokëve.
Kjo nuk është mënyra e vetme se si fansat kanë shprehur dashurinë për Don Xhonin, ngase disa fansa kanë bërë edhe tatuazhe për të.
Pas “Unë foli i fundit”, Don Xhoni pritet të kthehet me tjetër këngë të re.