Rep-artisti i njohur amerikan, Post Malone i ka shqetësuar fansat e tij së fundmi. Kjo për arsye se gjatë një koncerti, ai bën lëvizje të pakontrollueshme dhe zvarritet në skenë, transmeton Gazeta Sinjali.
Fansat e rep-artistit përmes disa videove të publikuara, kanë pyetur se nëse ai është nën ndikim të drogës.
“Njerëz ju lutem, Post Malone qe disa javë po sillet çuditshëm në skenë”, shkroi një person në rrjetin social Twitter. Teksa një tjetër është lutur që të shpërndahet videoja sa më shumë duke thënë “nuk po tentoj të parashikoj asgjë, por ai duket që është nën ndikim të drogës. Prandaj, ju lutem shpërndajeni këtë video. Kemi humbur shumë artistë nga overdoza, shpresoj që ai do të jetë mirë”.
Në anën tjetër, vetë rep-artisti në një deklaratë të dhënë për GQ para një jave, kishte thënë se kishte ndaluar së konsumuari marihuanë dhe se tanimë po pinte vetëm alkool./Gazeta Sinjali/