Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi e njohur si Fifi është njëra ndër artistet e cila ka ndryshuar drastikisht në pamje.
Fifi kohëve të fundit i është nënshtruar një diete, duke humbur kështu shumë peshë.
Mirëpo, ndryshimin e saj jo të gjithë e kanë pritur mirë sepse disa prej tyre nuk e kanë pëlqyer këtë.
Në një prej fotografive të publikuara nga vet artistja një ndjekës i shkroi duke i thënë se nuk e pëlqen pasi kishte humbur shumë peshë.
Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Fifit në komentin e ndjekësit, duke e zbuluar edhe arsyen se pse ka humbur kaq shumë peshë.
“Kur shtova më thoshit fuqi uthulle, tash pasi humba spo i’u pëlqen. Po e vërteta është se nuk e kam bërë për asnjëri këtë ndryshim tek vetja ime, as me më gjyku apo me më tregu a është më mirë kshtu apo ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tim të humb peshë, prandaj e bëra. Falemnderit”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/