Ndonëse prej kohësh flitej se ajo do të ishte fituesja dhe në sondazhin online, Elvana mori 63% të votave, në fund këngëtarja shumë e dashur për publikun u shpall fituese e vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”.
Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek fansat e Elvanës të cilët kanë shpërthyer të indinjuar me statuse në rrjete sociale. Madje fansat nëpërmjet fanpage-eve po organizojnë një protestë para RTSH-së.
Ata kanë nisur edhe një peticion për të ndryshuar fituesin që në Eurovision të shkojë Elvana. Deri tani kanë nënshkruar më shumë se 100 fansa.