Transferimi i futbollistit danez, Martin Braithwaite tek Barcelona duket se është çështje orësh.
Gazeta daneze ‘Ekstra Baldet’ tashmë ka filluar të publikoj disa fotografi të fanellës së Barcelonës me emrin e Martin Braithwaite.
28 vjeçari do t’i kushtojë katalunasve 20 milionë euro. Ai po sillet si zëvendësim i Ousmane Dembeles, që do të jetë jashtë fushave edhe për gjashtë muajve.
Rregulla e La Ligas e lejon një ekip që të bëj transferim jashtë afatit, kur një lojtar lëndohet për pesë muaj apo më gjatë.
Danezi sillet si një transferim emergjent tek katalunasit, duke parë mungesat e mëdha në sulm.
Suarez nuk pritet të rikthehet deri në muajin maj. Për momentin Barcelona ka vetëm tre sulmues./Gazeta Sinjali/