image Familjet e viktimave të COVID-19 në Britani padisin Boris Johnson

Evropë

Familjet e viktimave të COVID-19 në Britani padisin Boris Johnson

news image

Mbi 2 mijë familje që kanë humbur një ose më shumë anëtar të familjes nga koronavirusi, kanë paditur kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas grupit “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshirojnë të detyrojnë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë.

Deri më tash, Johnson ka refuzuar që të urdhërojë një ekzaminim ekspertësh rreth përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar kështu së pari që të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut./Gazeta Sinjali/