Të gjithë familjarët e afërt të viktimave të aksidentit tragjik do të lejohen të hyjnë në Republikën e Bullgarisë, pavarësisht nëse kanë dokumente lidhur me masat për mbrojtje nga pandemia me COVID-19.
“Autoritetet kufitare bullgare kanë vendosur të ndryshojnë protokollin për hyrjen në Republikën e Bullgarisë për COVID-19”, tha Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Kufirit.
Ndryshe 46 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u lënduan pasi që autobusi me të cilin po ktheheshin nga Stambolli për në Shkup u aksidentua dhe u përfshi nga zjarri në Autostradën Struma. /Alsat/