image Familjarët e të infektuarve tentojnë të hyjnë në Infektivë, policia nuk i lë

Shëndetësi

Familjarët e të infektuarve tentojnë të hyjnë në Infektivë, policia nuk i lë

news image

Policia e Kosovës është duke u kujdesur që familjarët e të shtruarve në Klinikën Infektive, të mos hyjnë brenda për vizitë, për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe rritjes së rasteve.

E familjarëve nuk u lejohet hyrja brenda, sepse konsiderohen persona të kontaktit.

Këtë e konfirmojnë edhe zyrtarët e Shërbimit Spitalor të Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Ushtruesi i detyrës në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se të gjithë qytetarët e vendit, e sidomos familjarët e personave të infektuar me koronavirus dhe që janë duke marrë trajtim spitalor, kanë për obligim që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të atyre qeveritare.

“Ata nuk lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të jenë të vetizoluar për shkak se janë raste të kontaktit. Pra, e kam fjalën për anëtarët e ngushtë të familjes. Pra, fillimisht, ata duhet që të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë që sigurimi fizik (në QKUK) i ka të gjitha kompetencat për të ndaluar hyrjen e tyre. Fatkeqësisht, ndonjëherë, ka edhe persona që gjejnë rrugë alternative për t’u qasur deri te klinikat dhe brenda tyre. Por, mendoj që është e vërtetë që ka ende vend për përmirësim për këtë çështje. Megjithatë, mendoj se tani është duke shkuar në atë drejtim dhe menaxherët e klinikave janë duke marrë masa që kjo mos të vazhdojë”, tha Krasniqi për REL.

Ndërkaq, zyrtarja e OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, tha se prania e familjarëve ose çdo individi që nuk është pjesë e stafit mjekësor në klinikat ku trajtohen pacientët me koronavirus, bie ndesh jo vetëm me rekomandimet e OBSH-së, por edhe me Ligjin për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse.

“Insistimi i familjarëve është çështje subjektive. Ata dëshirojnë që të jenë pranë familjarëve. Këtë duhet ta kuptojmë. Por, janë institucionet dhe sistemi, të cilët nuk duhet të lejojnë një gjë të tillë. Ne, si punëtorë të shëndetit publik, duhet t’i bindim që kjo është gabim, duke komunikuar me ta. Vetëm kjo, duke u shpjeguar se mundësia e bartjes së infeksioneve, jo vetëm e COVID-19 brenda në spital, por edhe e infeksioneve tjera, është shumë e madhe”, u shpreh Humolli.

Policia po ndihmon në ndalimin e qasjes të personave paautorizim në klinika.

Më 1 korrik, Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat shtesë për të frenuar përhapjen e sëmundjes COVID-19. Një njërën nga këto pasa parashihej “ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore”./ Gazeta Sinjali/