Një çift grek ka rënë pre e mashtrimit të paprecedentë të një familjeje shqiptare e cila i bindi se u kishin bërë magji dhe më pas u zhvatën shuma të mëdha parash për të zgjidhur magjitë.
Burri grek rrëfen për mediat greke me detaje historinë e pabesueshme dhe mënyrën sesi familja shqiptare arriti t’i merrte më shumë se 50 mijë euro, duke tentuar t’i “zgjidhte magjinë e zezë” në mënyrë që të bëheshin me fëmijë.
“Me familjen shqiptare u njoha katër vite më parë. Në vitin 2018 kam pasur lirshmëri të madhe financiare, dhe kam punësuar babanë e familjes. Ishin dinakë, ai dhe gruaja e tij vendosën të përfitonin nga fakti që unë dhe gruaja ime nuk kishim mundur ende të kishim një fëmijë. Arritën të më mashtronin në mënyra të pabesueshme dhe duke përfituar mbi ndjeshmërinë time dhe veçanërisht mbi “dhimbjen” që ndjente gruaja ime, e cila nuk mund të bëhej nënë. Isha i bindur që dikush më kishte inat, sepse puna më shkonte mirë dhe mendoja se më kishte bërë magji”.
“Në gusht 2019, me pëlqimin tim, shkuam në Shqipëri. U njoha me një zotëri të quajtur Sokrat Sp, i cili më mori 5000 euro për të më zgjidhur magjitë. Natyrisht, familja shqiptare nuk u ndal me kaq. Gruaja e tij dhe vajza e tij Anna arritën të më bindin në mënyra të ndryshme, gjithmonë në drejtim të magjisë së zezë, dhe unë në emër të tyre arrita të hidhja një pjesë nga pasuria ime”.
“I kam të gjitha bisedat dhe mesazhet në celular që më kërkojnë 25 mijë euro për të zgjidhur magjitë dhe 20 mijë euro të tjera për të më lënë të qetë dhe për të mos më mërzitur më. Gruaja dhe vajza na telefononin më shumë se 20 herë në ditë, madje edhe në fshehtësi. Më në fund arrita të shpëtoja prej tyre përmes një audiomesazhi”, shprehet burri grek.
Tashmë ai ka nisur një betejë ligjore ndaj gruas shqiptare, ndërsa shton se ajo vijon t’i kërkojë ende para.