image Familja nga Gjilani ikën nga spitali, pastaj e infektuan të gjithë familjen

Kosovë

Pandemia/ Familja nga Gjilani ikën nga spitali, pastaj e infektuan të gjithë familjen

news image

11 raste të reja dolën pozitive një ditë më parë në familjen Shaqiri në Vrapqiq të Gjilanit.

E dyshohet, se infektimi i të gjithë këtyre personave u bë nga tre anëtarë të kësaj familje pasi që të njëjtit kishin ikur nga ambulanca e fshatit.

Familja Shaqiri nga Vrapqiqi i Gjilanit ka 11 anëtarë të infektuar me Covid-19

E gjithë Familja Shaqiri nga Vrapqiqi i Gjilanit, një ditë më parë doli pozitiv në testin e Covid 19.

Ndërsa, dyshohet se para infektimit të të gjithë familjes, Tre anëtarë të tyre kishin ikur nga ambulanca e fshatit kur mjekja iu kishte treguar se po dyshon se janë prekur nga koronavirusi.

Qyteti i Gjilanit tash ka te prekur 14 persona e për këtë situatë menaxhimi është në duart e komunës.

Nënkryetari Arbër Ismajli thotë se gjithcka është nënkontroll.

Numri dy i komunës thotë se rasti nuk është treguar me kohë dhe se nga pacientja është fshehur se ajo ka ardhur nga Gjermania, thotë T7.

Deri në orët e pasditës të kësaj të marte në vend ishin 61 përsona të prekur nga Koronavirusi e 14 prej tyre nga Gjilani.