Familja mbretërore britanike po ofron strehim për refugjatët ukrainas, sipas një raporti.
Daily Express raportoi se anëtarët e familjes ishin zotuar të “bënin punën e tyre”, por “nuk kishin dëshirë” për publicitet, shkruan Skynews, përcjell Gazeta Sinjali.
Rreth 53 mijë e 800 refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar sipas skemave të vizave, duke përfshirë programin “Homes for Ukraine”, i cili përbën pak më shumë se gjysmën e numrit të vizave të dhëna.