Një maturante nga Gjirokastra nuk është pranuar të marrë pjesë në provimin e tretë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës që është zhvilluar sot.
Shkak është bërë fakti se familja e saj me 5 anëtarë është konfirmuar me Covid-19.
Familja e vajzës e cila ndodhet në zonën industriale të Gjirokastrës është vetëizoluar. Siç raportojnë mediat në Shqipëri, familja ka pasur kontakte me një të afërm të prekur me Covid-19./Gazeta Sinjali/