image Rrëmbehet i riu në Shqipëri - Policia kap 3 persona, u gjen drogë e armë

Shqipëri

Rrëmbehet i riu në Shqipëri – Policia kap 3 persona, u gjen drogë e armë

news image

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin “Kalaja” gjatë së cilit u arrestuan tre persona dhe u procedua penalisht një i mitur të cilët nën kërcënimin e armës rrëmbyen dhe mbajtën peng për disa orë një 34-vjeçar.

Sipas policisë, shtetasit M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe shtetasja D. K., 35 vjeçe rrëmbyen duke e kërcënuar 34-vjeçarin J. Gj., 34 vjeç.

Nga kontrolli në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa si dhe një thikë.

/GazetaSinjali/