image Viktima e dytë nga zjarri, ndërron jetë 57-vjeçarja nga Gjirokastra/ Një javë më parë humbi bashkëshortin

Shqipëri

Viktima e dytë nga zjarri, ndërron jetë 57-vjeçarja nga Gjirokastra/ Një javë më parë humbi bashkëshortin

news image

Ka ndërruar jetë sot Tatiana Haxhiaj, 57-vjeçarja nga fshati Asim Zeneli Gjirokastër, e cila humbi të shoqin para disa ditësh në fshat, Andrea Haxhiajn, duke mbrojtur shtëpinë nga zjarret.

Tatiana Haxhiaj kishte djegie në 8 për qind të trupit dhe nuk arriti dot të mbijetonte pas kaq ditësh kurim në spital.

I shoqi i saj, Andrea, vdiq më 3 gusht i asfiksuar nga tymi dhe flakët që rrethuan shtëpinë, raporton TCh, përcjell Gazeta Sinjali.

Ata kanë dy fëmijë, një me banim në fshat dhe tjetri me studime në Tiranë. Fëmija që banonte pranë tyre i ka telefonuar atë ditë për t’i paralajmëruar se duhet të evakuoheshin, por nuk arriti asnjëherë më të dëgjonte zërin e prindërve. /GazetaSinjali/