image Familja e Rita Orës feston nga Londra fitoren e Albin Kurtit

Bota e Yjeve

Foto/ Familja e Rita Orës feston nga Londra fitoren e Albin Kurtit

news image

Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila sipas rezultateve të deritashme ka marrë më së shumti vota nga qytetarët e Kosovës në zgjedhjet parlamentare, duket se gëzon edhe simpatinë e prindërve të këngëtares së suksesshme shqiptare, Rita Ora.

Ata nuk kanë ngurruar aspak ta shfaqin hapur lumturinë për fitoren e Albin Kurtit dhe lëvizjes së tij politike, shkruan Gazeta Sinjali.

Vera Ora ka publikuar së fundmi në “Instagram” një foto me të shoqin, duke e shoqëruar me shkrimin “VV” dhe dy zemra në ngjyrat kuq e zi.

Vera dhe Besnik Ora jetojnë prej vitesh në Londër, aty ku ka zhvilluar karrierën artistike edhe Rita. /Gazeta Sinjali/