image Familja e biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha e zhgënjyer me Qeverinë shqiptare

Kosovë

Zhdukja/ Familja e biznesmenit të zhdukur Remzi Hoxha e zhgënjyer me Qeverinë shqiptare

news image

Familja e ish-biznesmenit shqiptar, Remzi Hoxha, i zhdukur 24 vite më parë në Shqipëri, ka njoftuar se më 21 tetor do të mbajë një konferencë, ku do të shprehet pakënaqësia ndaj qeverisë shqiptare që nuk ka bërë asgjë për ta ndiçuar fatin e Remziut.

Në njoftim thuhet se në konferencë do të shprehet zhgënjimi i familjes me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatit të Remzi Hoxhës poashtu mosangazhimi i Sajmir Tahirit në kapjen e Budjon Meçes derisa ai ishte gjallë.

Në këtë konferencë do të njoftohet opinioni për dokumentarët që po fillojë rreth figurës së Remzi Hoxhës dhe misterit të zhdukjes së tij. 

Konferenca do të mbahet të hënën, më 21 tetor 2019, në orën 10:00, në Tiranë./Gazeta Sinjali/