Janë bërë disa ditë që familja nuk ka informacione për vendndodhjen e Enver Berkollit.
Përkundër përpjekjeve të shumta për ta gjetur deri më tani nuk dihet asgjë se ku ndodhet i moshuari.
Njëri nga vullnetarët e angazhuar për gjetjen e të moshuarit, Ridvan Tahiri, njofton se familja do të ndajë 5 mijë euro për personin që arrin ta gjejë Enver Berkollin.
Numrin kontaktues të familjes dhe të dhënat shtesë lidhur me rastin i mësoni në postimin më poshtë. /Gazeta Sinjali/