Miliarderia më e re në moshë, Kylie Jenner, e cila para disa muajve i dha fund lidhjes së saj me rep-artistin e njohur, Travis Scott, ka thënë se dëshiron t’i ketë katër fëmijë.
Këtë e ka thënë ajo në një video të publikuar në platformën YouTube, në të cilën ajo i bën grim motrës së saj, Kimi Kardashian.
“Unë dua të shoh veten time me katër fëmijë, por nuk e di kur. Nuk kam kohë të caktuar për këtë. Nuk e di nëse do kem katër fëmijë nesër apo në shtatë vitet e ardhshme”, tha Kylie.
Kujtojmë se Kylie është nënë e një vajze të cilën e ka emëruar Stormi. /Gazeta Sinjali/