image “Falma”, kënga e re e Skerdit dhe Donjeta Morinës

Bota e Yjeve

Showbiz/ “Falma”, kënga e re e Skerdit dhe Donjeta Morinës

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar Skerdi Ago, ka gati projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Falma” dhe është në bashkëpunim me Donjeta Morinën, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë këngëtarët përmes rrjetit social Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës.

Falma së shpejti”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e imazhit të publikuar.

https://www.instagram.com/p/B290JIRDOFJ/
https://www.instagram.com/p/B290LLWHOMx/

Asnjëri nga artistët nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera rreth kësaj kënge dhe mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur për publikun.

Ndryshe, “T’Lutem” në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën është projekti i fundit muzikor i Skerdit. Kënga është publikuar në muajin korrik dhe deri më tani numëron mbi katër milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/