image Falenderimi i Grenellit ndaj Kurtit pas takimit, e thërret "Albin" kryetarin e LVV-së

Kosovë

Vizita/ Falenderimi i Grenellit ndaj Kurtit pas takimit, e thërret “Albin” kryetarin e LVV-së

news image

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka falenderuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për takimin e zhvilluar sot.

Përmes Twitterit, Grenell e ka falenderuar Kurtin, të cilit i është referuar si “Albin”. Ai gjithashtu ka thënë se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet për tërë rajonin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Faleminderit Albin, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të punës duhet të jetë prioritet për tërë rajonin”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kurti në anën tjetër ka thënë se se bashkë me Grenellin diskutuan nevojën urgjente për fokusim në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e mundësive të reja për punësim.

“Unë mirëprita në zyrat e VV-së ambasadorin Richard Grenell bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si edhe deputeten Fitore Pacolli. Ne diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pas vizitës në LVV, Grenell ka shkuar në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën dhe drejtuesit e tjerë. /Gazeta Sinjali/