Kandidati i PDK-së për kryetar të Skënderajt, Fadil Nura, ka folur për kryetarin aktual, Bekim Jashari.
Jashari prapë ka kandiduar për këtë post, ndërsa për dallim nga zgjedhjet e kaluara, PDK këto zgjedhje ka vendosur që Fadil Nura të jetë kandidat nga kjo parti.
Ai në t7 ka thënë që komuna e Skënderajt ka stagnuar dhe se duhet profesionizëm e jo diletantizëm.
“Në 2017-n edhe vet mblodha vota për Bekim Jasharin. Por komuna e Skenderajt ka stagnuar. Duhet profesionizem, e jo diletantizem”, tha Nura.
Ai ka thënë që kryetari aktual i Skënderajt e ka refuzuar emblemën e PDK-së dhe se pas 17 tetorit ai do të jetë kryetari i ri.
“Bekim Jashari e refuzoi emblemën e PDK-së… Pas 17 tetorit, unë do të jem kryetar i ri”, tha Nura.
PDK e ka caktuar Fadil Nurën kandidat për Skënderajn pasi Sami Lushtakut iu ndalua kandidimi sepse në vitin 2020 i është konfirmuar një dënim nga Gjykata e Apelit. /GazetaSinjali/