image Fabrizio Romano e zyrtarizon rikthimin e Adama Traores te Barcelona

Futboll

Fabrizio Romano e zyrtarizon rikthimin e Adama Traores te Barcelona

news image

Gazetari i njohur për afatin e transferimeve, Fabrizio Romano e ka zyrtarizuar kalimin e Adama Traores te Barcelona, transmeton Sinjali Sport.

Marrëveshja është mbyllur, ku reprezentuesi spanjoll do t’i bashkohet blaugranasve në formë huazimi me opsion për ta blerë (jo e obligueshme) për 30 milionë euro me bonuse.

Katalunasit do t’ia paguajnë rrogën 100% deri në qershor, koha kur do marrin edhe vendimin se a do të dëshirojnë ta blejnë apo ta kthejnë në Wolverhampton.

Marrëveshja do të nënshkruhet këtë të premte, sipas gazetarit të mediumit “The Athletic”, David Ornstein.

Traore rikthehet te Barcelona pas shtatë viteve të kaluara në Angli. Ai karrierën e nisi te akademia e Barcelonës “La Masia”, ku prej vitit 2004 deri në vitin 2015 ishte pjesë e tyre, derisa u shit te Aston Villa, e pastaj luajti edhe për Middlesbrough, kurse vëmendjen e mori te Wolverhampton, ku luan që nga viti 2018. /Gazeta Sinjali Sporti/