Skuadra e Evertonit e ka fituar ndeshjen ndaj Chelseas me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.
Pesë minuta pas fillimit të ndeshjes, vendasit i kaloi në epërsi Richarlison, transmeton Gazeta Sinjali.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tri gola.
Me të filluar pjesa e dytë, Evertoni e dyfishoi epërsinë me anë të Dominic Calvert-Lewin, i cili shënoi në minutën e 49-të.
Mateo Kovacic shënoi një gol nga distanca në minutën e 52-të për Chelsean, për ta ngushtuar kështu epërsinë në 2-1.
Por, Calvert-Lewin në minutën e 84-të arriti ta shënonte edhe golin e dytë të tij në këtë takim.
Chelsea vazhdon të jetë në vendin e katërt me 29 pikë./Gazeta Sinjali/