image Evakuohen tetë fshatra dhe një spital si pasojë e stuhisë së zjarreve në Greqi

Evropë

Evakuohen tetë fshatra dhe një spital si pasojë e stuhisë së zjarreve në Greqi

news image

Zjarret e fuqishme që po përhapen në Greqinë verilindore kanë detyruar autoritetet që të evakuojnë tetë fshatra dhe një spital në qytetin e Aleksandropulisit, përderisa zjarrfikësit po bëjnë përpjekje për shuarjen e flakëve.

Niveli i rrezikut nga zjarret në disa rajone, përfshirë atë përreth Athinës, u kualifikua si “ekstrem” për të dytën ditë radhazi.

Si pasojë e zjarreve, dy persona mbetën të vdekur ndërsa dy zjarrfikës janë lënduar në Greqinë veriore dhe atë qendrore.

Në spitalin e Aleksandroupolisit janë evakuuar të gjithë pacientët dhe stafi mjekësor, e janë vendosur në spitale të tjera në veri të vendit.

Rumania i ka dalë vendit në ndihmë me 56 zjarrfikës të dërguar për të ndihmuar në operacionin e shuarjes së zjarreve.

/GazetaSinjali/