image ‘Euronews’ gabon me lajmin për Albin Kurtin, e shpall President të Kosovës

Politikë

Shqipëri/ ‘Euronews’ gabon me lajmin për Albin Kurtin, e shpall President të Kosovës

news image

Mediumi nga Shqipëria ‘Euronews’, ka bërë një gabim të rëndë duke vendosur në titull Albin Kurtin si president të Kosovës.

‘Euronews’, ka shpallur Kurtin, si president të ri të Kosovës dhe që do t’i rindërtojë lidhjet me Serbinë.

“Albin Kurti: Presidenti i ri i Kosovës zotohet të rindërtojë marrëdhëniet me Serbinë”, shkruhet në titullin e lajmit të ‘Euronews’.

Kujtojmë që Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është zgjedhur kryeministër i ri i Qeverisë së Kosovës me 66 vota pro dhe 10 abstenime./ Gazeta Sinjali/