Barcelona e mposhti në udhëtim Valencian në kuadër të javës së 25-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.
Blaguranasit fituan me rezultat të thellë 1-4 në “Mestalla” ndaj lakuriqëve.
Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi i ri i katalunasve, Pierre Emerick-Aubameyang, i cili realizoi hat-trick.
Edhe pse futbollistit nga Gaboni në fillim iu numëruan vetëm dy gola, por pas ndeshjes La Liga ia numëroi golin e tij të tretë devijimin që e bëri te gjuajtje e Pedrit.
Kështu që sulmuesi 32-vjeçar arriti hat-trickun e parë, në ditën kur edhe e realizoi golin e parë me fanellën e Barçës.
Për këtë ndryshim njoftoi edhe faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter, e cila nëpërmjet një video e uroi Aubameyangun për këtë sukses.
BALLER! @Auba pic.twitter.com/Acv9A91RNu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 20, 2022