UEFA po mendon që ta shtyjë Kampionatin Evropian shkaku i koronavirusit që ka kapluar të gjithë Evropën.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk dëshiron që të rrezikojë jetën e atyre që do të merrnin pjesën në Euro 2020, andaj duket se janë të gatshëm që të shtyjnë garë.
Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, UEFA është duke e konsideruar si opsion që Kampionati Evropian të zhvillohet në dhjetor të këtij viti.
Euro 2020 parashihet që të fillojë në muajin qershor, mirëpo shkaku i coronavirusit, planet tani kanë ndryshuar.
Kështu, nëse gara shtyhet për muajin dhjetor, të gjitha ligat do të luajnë ndeshjen e mbetura në verë dhe të fillonin më pas me sezonin e ri.
Ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por UEFA e mendon si opsionin më të mirë të mundshëm./Gazeta Sinjali/