Misioni Evropian për sundim të ligjit në Kosovë e vlerëson si një përparim pozitiv funksionimin total të pikë kalimeve kufitare Merdarë e Mutivodë.
Sipas EULEX-it kjo do të reduktojë kohën e pritjes për qytetarët që i përdorin këto pikë kalime kufitare.
“Zhvillim pozitiv: Pikat e Përbashkëta të Kalimit në Merdarë dhe Mutivodë janë plotësisht funksionale! Kjo do të reduktojë kohën e pritjes për pasagjerët, duke bërë një ndryshim në jetën e të gjithë qytetarëve që i përdorin ato”.