Edhe pse Spal renditet në pozitën e parafundit në “Serie A” dhe Etrit Berisha ka pësuar 44 gola në 26 ndeshje, portieri i kombëtares shqiptare po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.
31-vjeçari nga Prishtina ka kryer pritje të jashtëzakonshme dhe falë tij Spal ndodhet ende në garë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian.
Statistikat e “SquaËke Football” e rëndisin Berishën në 5 portierët me më shumë pritje në 5 kampionatet kryesore të Europës (Itali, Angli, Spanjë, Gjermani, Francë).
“Gardiani” i skuadrës italiane ka kryer 107 ndërhyrje të sakta, duke u renditur i treti.
Vetëm Aitor Fernandez i Levantes (126) dhe Martin Dubravka i Njuaksëll Junajtedit (117) kanë bërë më mirë se Etrit Berisha, ndërsa pesëshja e parë kompletohet nga Bernd Leno i Arsenalit dhe Aron Ramsdall i Burnmautit.