image Estto publikon versionin e ri të këngës "Fjala e fundit është lamtumira"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Estto publikon versionin e ri të këngës “Fjala e fundit është lamtumira”

news image

Artisti i njohur shqiptar Estto, e ka publikuar versionin e ri të këngës “Fjala e fundit është lamtumira”, ku versionin origjinal të këngës e këndon Altin Shira.

Kënga është publikuar vetëm në versionin audio, në kanalin zyrtar të Esttos në YouTube, transmeton Gazeta Sinjali.

Anipse ky projekt është lansuar pa videoklip, ka arritur të marrë komente të shumta pozitive nga publiku qysh në orët e para që nga publikimi./Gazeta Sinjali/