image Eskalon Fero, publikon video duke e goditur me shuplaka një qytetar në mes të rrugës

Bota e Yjeve

Eskalon Fero, publikon video duke e goditur me shuplaka një qytetar në mes të rrugës

news image

Të premtën Unikkatil ka publikuar projektin e tij të fundit “Po eci”, ku nga shumë fansa të tij u konsiderua si “diss” ndaj Feros.

Por edhe reagimi i Feros ishte i menjëhershëm duke ia kthyer “dissin” me këngën “Bmw”.

Por, asgjë nuk ka përfunduar me kaq, sepse reperi nga Gjilani (Fero), ka publikuar një video teksa ndodhej në veturë e ku “plasi” në të shara në drejtim të Unikkatilit.

Pasi del nga vetura, Fero i nervozuar fillon ta godasë me shuplaka një person i cili nuk duket në video, duke i thënë “Kush o ktu veç ni gangster, a, kush o?”.

Nga sekonda 40 mund ta shihni momentin teksa Fero godet dikë.

@gazetasinjali Eskalon Fero, publikon video duke i hyrë shuplaka e grushte një qytetari në mes të rrugës #Kosova #shqip #fero #unikkatil ♬ original sound – GazetaSinjali

/GazetaSinjali/